Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për herë të parë pas masës së GJKKO-së ndaj tij. Nga ballkoni i banesës së tij, Berisha bëri me dije arsyen se pse nuk ka komunikuar me qytetarët gjatë këtyre ditëve, ndërsa theksoi se kjo betejë është për të rikthyer Shtetin e së Drejtës. Në fjalën e tij para mbështetësve, Berisha akuzoi drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin se  ka fshehur dosjen për eleminimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Hasit.

SYRI TV

Pas masës së sigurisë “Arrest Shtëpie” të  vendosur nga GJKKO në 30 dhjetor, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për herë të parë me mbështetësit të cilët zhvilluan një tubim pasditen e 3 dhjetorit në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Në fjalën e tij, Berisha shpjegoi arsyen se përse nuk ka komunikuar me qytetarët gjatë ditëve të fundit, ndërsa theksoi se kjo lëvizje bëhet për të rikthyer shtetin e së drejtës në vend.

Berisha denoncoi faktin se me politikat që ka ndjekur, Edi Rama e ka kthyer shtetin në atë mafies, gjë e cila sipas tij nuk do të lejohet nga opozita.

Lideri i opozitës akuzoi drejtuesin e SPAK  Altin Dumanin se ka fshehur dosjen për eleminimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Hasit.

Edhe këtë te enjte, më 4 janar, qytetarë, anëtarë dhe simpantizantë të PD-së do të mblidhen sërish në një tjetër tubim në orën 17:30 në rrugën “Mustafa Matohiti”. 

SYRI TV/ Sali Berisha flet pas vendimit të GJKKO-së: S’kam komunikuar për shkak të gjendjes gripale!

Denonco