Çelo Myftari nga qyteti i Sarandës baba i dy djemve te mitur ka treguar për emisionin ‘Piranjat’ se prej disa kohesh nuk takon fëmijët e tij.

Çelo tregon se është i divorcuar me bashkëshorten e tij qe prej vitit 2021 dhe kujdestarinë e fëmijëve e mban ish-bashkëshortja, e cila here pas here këmbëngul për një prokure. Vitin e shkuar ish-bashkëshortja e Çelos pa dijeninë e këtij te fundit ka marre dy fëmijët e vegjël dhe është larguar nga Shqipëria pa një prokurë. Pas një komunikimi me nënën e dy fëmijëve, zonja i tregon Çelos se ai nuk mund t’i shohë me fëmijët dhe as tu afrohet.

Ne këto kushte, Çelo i drejtohet policisë Sarande, por kallëzimi i tij nuk u mor ne konsideratë.

Pas rikthimit te nënës me dy fëmijët ne Shqipëri marrëdhënia duket sikur rregullohet, por synimi i zonjës është marrja e prokurës dhe largimi nga Shqipëria.

Çelo këmbëngul qe t’mos ja japë prokurën pasi nuk është i sigurt për fëmijët.

Pas takimit te fundit mes Çelos dhe ish bashkëshortes së tij dhe kërkesës se saj për marrjen e prokurës për fëmijët, Çelo ka më shume se 15 ditë pa u takuar dhe pa folur me fëmijët pasi ish bashkëshortja e tij i ka mbyllur komunikimin nga te gjitha anët.

Dyshimet e Çelos janë që fëmijët mund te jene larguar përsëri jashtë vendit pa dijeninë e tij.

Pasi gjejmë adresën e banimit te nënës dhe fëmijëve, gazetarja e Piranjave e pyet se perse i pengon fëmijët te takojnë babanë e tyre. Ish bashkëshortja e Çelos e revoltuar thotë qe askujt nuk ka çfarë i duhet se çfarë bën ajo me fëmijët. Ndërsa vëllai i saj përmes një telefonate thotë se e ka ndihmuar ai për te kaluar fëmijët dhe siç e ka bëre do ta bëje përsëri.

Pas qetësimit te situatës, Çelo pranon qe të japë prokurën e fëmijëve.

EMISIONI I PLOTE: 

 

VIDEO/ Babai nuk takon dot fëmijët, nëna dërgon dy të miturit jashtë vendit pa prokurë

Denonco