Pas dëborës, vendi është nën pushtetin e temperaturave të ulëta. Në qarkun e Dibrës, termometri ka rënë deri në -13 gradë celsius gjatë natës, ndërsa në akset kombëtare dhe ato rurale, ka pasur prezencë akulli duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Në dia njësi administrative  në Kukës, Korçë apo dhe Lezhë ka pasur mungesë të energjisë elektrike. Reshje dëbore kanë rënë edhe në zonën turistike të Llogarasë.

SYRI TV

Temperatura të acarta kanë përfshirë veriun dhe juglindjen e vendit. Në Qarkun e Dibrës termometri gjatë natës ka shënuar -13° celcius. Në akset rrugore kombëtare nuk ka më dëborë por ka prezencë të akullit, ndaj drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes dhe të përdorimin e zinxhirëve.

Rruga e Arbrit Mbrëmë është bllokuar sërish për më shumë se një orë, tek Hani, për shkak të ngricave. Aksi Peshkopi - Kukës ka prezencë të akullit nga Sllova deri në Vasie, ndaj në orët e para të mëngjesit dhe të darkës duhet të përdoren zinxhirët.

Rrugët e njësive administrative janë hapur, po punohet për rrugën e Lurës,  mjetet e bashkisë kanë nisur hapjen e rrugëve të fshatrave. Energjia elektrike është rikthyer në pjesën më të madhe të territorit, por ka ende njësi administrative dhe fshatra pa energji.

Temperatura të ftohta me -14 gradë janë shënuar edhe në Qarkun e kukësit ku në disa akse nacionale për shkak të ngricës është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve. Ndërkohë në Njesitë administative Arrën, Zapod dhe Kalis rrugët vijojnë të jenë të bllokuara. Në fshatin Novosej banoret jane angazhur ta hapin rrugen me forcat e tyre.

Ndërkohë disa fshatra në qarkun e kukësit vijojnë të jenë pa energji elektrike prej tre ditësh. Probeleme me furnizimin me energji ka fshatrat e njesite administrative Topojan dhe disa fshatra te njesisë administrativge Malzi.

Pas 24 orësh rikthehet energjia elektrike në të gjitha fshatrat e njësive administrative Dardhas, Çërravë në bashkinë e Pogradecit, Çlirim në bashkinë e Kolonjës si dhe fshatra të tjere të zonës malore të qarkut Korçë. Burime zyrtare pranë OSSHE bëjnë të ditur se 13 grupe pune janë në gatishmëri për të mos munguar energjina elektrike për festat e Nëntorit, kryesisht në zonat e thella malore aty ku dhe problemet janë më të shumta në kushte të vështira atmosferike.

Gjatë orëve të fundit ka patur ulje të temperaturave duke sjellë vështirësi në qarkullim në zonat e thella malore për shkak të pranisë së akullit në rrugë.

Situata e krijuar nga reshjet e bores në Mirditë ka nisur të përmiresohet. Fshatrat Xhuxhë dhe Lari ne Njesinë Administrative Fan dhe si dhe Bardhaj dhe Kthelle e Eperm në njesitë Selitë kanë dalë nga izolimi, falë nderhyrjes së Fadromave të Bashkise Mirditë të cilat kanë bërë të mundur zhbllokimin e rrugeve të këtyre fshatrave. Ndërsa gjatë kesaj të hënë po punohet për hapjen e rrugeve në Njesinë Orosh, për të berë të mundur lëvizjen e banoreve në fshatrat Ndërshen, Nënshejt dhe Lajthizë.

Emergjenca e krijuar nga moti i keq në Mirditë, vuri manjëhere në lëvizje bashkinë, ku në terren në zonat e thella malore zbriti vetë kryebashkiaku Albert Mëlyshi, dhe falë këtij angazhimi situate u përballua me sukses. Gjithashtu bëhet me dije se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë të mundur riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në pjesën më të madhe të zonave ku kishte probleme.

Edhe fshati turistik i Llogarasë në Vlorë, u zbardh nga dëbora gjatë mbrëmjes së djeshme. Rruga nacionale Vlorë- Llogora- Himarë mëngjesin e kësaj të hene ka qenë e kalueshme, pasi gjatë natës është punuar për hapjen e saj. Policia rrugore dhe ajo e rendit në terren për të këshilluar drejtuesit të qarkullojnë me shpejtësi të redukuar dhe të bëjnë kujdes.

  

SYRI TV/ Pas dëborës, Shqipëria 'ngrinë' nga i ftohti

Denonco