Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka paralajmëruar përballje me mazhorancën në Kuvend, pas refuzimit të Partisë Socialiste të pranojë ngritjen e 3 komisioneve hetimore, dhe refuzimit për ti dhënë opozitës pozicionet në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Pas mbledhjes së grupit, Kreu i Partisw Demokratike, Sali Berisha dhe kreu I grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi deklaruan se EdI Rama po shtyn opozitën drejt akteve ekstreme në Kuvend.

SYRI TV

Partia Demokratike ka paralajmëruar përballje me mazhorancën socialiste në Kuvend, pas refuzimit të Partisë Socialiste për ngritjen e komisioneve hetimore dhe ndryshimin e përbërjes së komisionit të reformës zgjedhore. Në përfundim të mbledhjes, kreu demokrat Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka krijuar në Parlament një situatë të paprecedentë duke I mohuar opozitës të drejtat e asaj kushtetuese, si dhe theksoi se duke nisur nga séance e radhës pleanre deptuët e PD-së do I përgjigjen arrogancës së mazhorancës socialiste.

Berisha bëri me dije se aksioni opozitar do të fokusohet edhe në terren, ndërsa iu bëri apel deptutetët që ndjekin Bashën, që të reflektojnë dhe të bashkohen me shumicën.

Edhe kreu I grupit parlamentar Gazment Bardhi u shpreh se mazhoranca do të përballet me pasoja të rënda nëse pengon opozitën në të drejtat e saj.

Sa i takon situatës së krijuar në Parlament gjatë këtij sesioni të ri Parlamentar, Gazment Bardhi deklaroi se ajo është më e rënda gjatë këtyre 30 vtieve, pasi me urdhër të Edi Ramës mazhoranca ka bllokuar nismat e opozitës.

 

SYRI TV/ Rama bllokon opozitën, PD: Përballje ekstreme në Kuvend

Denonco