7287 bimë narkotike kanabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar në disa zona në veri të vendit. Policia njofton se pas verifikimeve e kontrolleve janë konstatuar lëndë narkotike, të cilat ishin kultivuar në fshatra dhe në terrene malore të Lezhës, Shkodrës, Tropojës dhe Krujës. 1000 punonjës policie janë angazhuar në këtë operacion, teksa nuk ka asnjë të arrestuar. Në kërkim janë shpallur 3 persona dhe është proceduar penalisht një kryeplak.

Syri tv

Mbi 7 mijë bimë narkotike kanabis sativa janë asgjësuar me anë të djegies nga forcat policore në disa qytete të vendit. Parcela me kanabis janë zbuluar në fshatra dhe në terrene malore të Lezhës, Shkodrës, Tropojës dhe Krujës. Teksa në ndihmë të verifikimeve kanë qenë dhe 20 dronë inteligjent. Policia njofton se janë gjetur dhe asgjësuar 5800 bimë në qarkun Shkodër, 670 në qarkun Lezhë, 410 në Tropojë dhe 407 në Krujë. Ndonëse përfshirja e efektivëve, është e madhe, nuk ka asnjë person të arrestuar. Policia ka shpallur në kërkim 3 persona dhe ka proceduar penalisht disa të tjerë. Të proceduar ka pasur edhe nga radhët e inspektorëve, konkretisht: procedimi penal, për shpërdorim të detyrës, për 1 kryetar fshati, 1 inspektor pyjesh të rrethit Kurbin, si dhe për 1 kryetar fshati në Tropojë. Në Operacionin policor me shërbime nga toka, monitorim nga ajri, me dronët e Policisë kanë bashkëpunuar edhe partnerët e GDF-së.

 

SYRI TV/ Asgjësohen 7287 bimë kanabis në disa qytete, policia nuk ka asnjë të arrestuar, 3 në kërkim

Denonco