Dy vatra vijojnë të jenë aktive në vend. Në malin e Gjalicës është riaktivizuar zjarri, ndërkohë në kodrat pranë Golemit për të dytën ditë, po digjen sipërfaqe të konsiderueshme me frutikulturë e shkure.

SYRI TV

Riaktivizohet vatra e zjarrit në malin e Gjalicës, e cila ndodhet në lartësin 2100 metra dhe është pjesë e zonës së mbrojtur natyrore të Parkut Kombëtar Korab-Koretnik-Kall. Kjo vatër zjarri e rënë  prej 25 korrik, është favorizuar nga era e për pasojë ka përfshirë pyjet e dendura me pisha të larta halore dhe shkurre. Vatra e zjarrit ndodhet në një terren të thepisur malorë, dhe është e pa mundur ndërhyrja me automjete, vetëm punonjësit në këmbë mund të arrijn për një distancë kohore prej tre orësh. Flakët kanë djegur afro 5 hektarë me pisha dhe bimësi në këtë mal.

Ndërkohë për të dytën ditë rresht në kodrat prane golemit vijojnë të jetë aktive vatra e zjarrit. Një ditë më parë  u dogjen vreshta e ullinj dhe siperfaqe me shkurre të ulëta.

Zjarrfikësit edhe këtë të shtunë kanë punuar për izolimin e vatrës të ndihmuar edhe nga banorë të zonës. Edmond Tabaku tregon se dje iu dogjën vreshta dhe teknologjia e ujitjes.

Sipas policisë për zjarrin e një ditë më parë janë proceduar dy persona të dyshuar si autorët e zjarrvënies dhe djegies së ullishtes dhe tokave bujqësore në Golem në afersi të varrezave, ndërsa zjarri i sotëm ishte një riaktivizim i vatrës së djeshme. Ditët e fundit në Lushnjë fenomeni i zjarreve ka sjellë dëmë të mëdha në kultura të ndryshme.

 

 

VIDEO-SYRI TV/ Riaktivizohet vatra në malin e Gjalicës, banori: Mu dogjën vreshta

Denonco