6 nga 15 të akuzuarit si grup i strukturuar kriminal me biznesmenë, personazhe krimi, prokuror e drejtues policia, dolën para gjykatës, e cila vendosi ti lërë në burg. Shumica prej tyre kundërshtuan akuzat, ndërsa avokati i Pëllumb Gjokës, Ylli Manjani foli për mediat. Ai tha se klienti që mbron, nuk është përfshirë në ngjarjet që përmendet, ndërsa kishte kritika për veprimet e SPAK dhe GJKKO. Ndërkohë, janë zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore, dhe mbi rolet e secilit prej anëtarëve të grupit.

SYRI TV

Ky është momenti kur Oltion Bistri, Pëllumb Gjoka, Xhavit Lita, Asmer Bilali, Edmond Preka dhe Ardit Hasanbegaj mbërrijnë në Gjykatën e Posaçme, e cila i la të gjithë në masën e arrestit me burg.

6 nga 15 të akuzuarit për pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal, dolën të shtunën para gjykatës bashkë me shtetasit Sabjan Troshani, Nehat Fojleta që u kapën në flagrancë për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë që mbeten në arrati shumica a anëtarëve të grupit si:

TABELA: NË KËRKIM

Behar Bajri

Ervis Martinaj

Denis Bajri

Klaudio Haka

Prek Kodra

Aleks Ndreka

Arsat Bashli

Bardhyl Marvraj

Elion Hato

Pas seancës, një nga avokatët e biznesmenit Pëllumb Gjoka, u tregua kritik me mënyrën se si janë bërë hetimet e SPAK. Avokati Ylli Manjani tha për mediat, se Pëllumb Gjoka nuk ka qenë përdorues i aplikacionit Encro Chat që u zbërthye nga francëzët, teksa mohoi që klienti I tij të kishte lidhje me ngjarjet që përmenden.

Brenda sallës së gjyqit disa prej anëtarëve të grupit kanë mohuar akuzat, ndërsa mbrojtjësit e tyre u ankuan për mosvendosjen në dispozicion të vendimit të gjykatës. Ndërkohë, detaje të reja janë zbardhur në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Rezulton se kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, dyshohet se pëermdes opërfitimit të paligjshëm, ka ndryshuar një masë sigurie për Behar Bajrin, të cilin e nxori nga qelia. Në bisedat e transkriptuara, rezulton të ketë biseduar me personazhe të krimit, duke për planin e korruptimit të një gjyqtari. Sa i përket ish-shefit të komisariatit Ardit Hasanbegaj, ka dyshime që në bashkëpinim me grupin ku bënte pjesë edhe Asmer Bilali e Behar Bajri ishte pjesëmarrës në sigurimin e kushteve për vrasjen e Dorian Dhules dhe Ibrahim Liçit. Një tjetër personazh është ai i Aleks Prekës, që në fakt rezulton të jetë Aleksandër Deda, ose i njohuri me nofkën “Leksi i Druve”. 3 herë ka qenë shënjestër e atentateve, ndërsa isuthe pajisur me urdhër mbrojtje. Ai nuk u kap nga policia dhe ka dyshime se ndodhet në Itali, ku nga të dhënat që ka policia, arsyeja janë problemet shëndetësore. Ende mbetet i paqartë roli që ai ka patur si pjesë e grupit kriminal  që ngriti dyshimet tek SPAK për ta arrestuar. Biznesmeni i arrestuar Pëllumb Gjoka, përveç rastit kur del në biseda me Oltion Bistrin shefin e Operacinales që e njoftonte sa herë kryhej kontroll në kazino dhe lojëra fati, rezulton edhe si personi që ka krijuar kushtet për vrasjen e Gjin Boriçit dhe për vrasjen e Klenth Musabelliut. Për këtë të fundfit ishte gati të ofronte mbi 110 mijë euro.

 

VIDEO-SYRI TV/ Avokatët mohojnë akuzat: Gjoka i papërfshirë në krime

Denonco