Pavarësisht se me urdhër-mbrojtjeje për shkak të terrorit dhe dhunës, një grua është shpëtuar nga efektivët e Policisë së Durrësit nga bashkëshorti i saj. Blutë vendosën në pranga Lulzim Haxhiun, që sipas policisë po kërkonte në banesë të shoqen me automatik në duar për ta vrarë, në shenjë hakmarrjeje pasi ishte larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët për të shpëtuar prej tij.

Nga SYRI TV

Policia e Durrësit ka parandaluar një krim në familje duke vënë në pranga shtetasin Lulzim Haxhiu 40-vjeç.

Në tentativë për të kryer vrasje me armë, thonë blutë e qytetit bregdetar, Haxhiu kishte vendosur në shenjestër bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje por kjo nuk e kishte penguar të shoqin të ushtronte dhunë e presion ndaj saj.

Lulëzim Haxhiu u kap me një automatik që dyshohet se do ta përdorte për t’u hakmarrë ndaj bashkëshortes që ishte larguar nga banesa bashkë me fëmijët e tyre për t’i shpëtuar dhunës së tij.

Policia u njoftua për terrorin që 40-vjeçari ushtronte ndaj familjes dhe organizuan operacionin e koduar “Shkallnuri”.

Njoftimi në sallën operative vajti nga fqinjët me të dhënat se Haxhiu po qarkullonte me armë zjarri në zonën ku banonte dhe sipas informacioneve të policisë dyshohet se do të kryente krim në familje.

Pas arrestimit në fshatin Shkallnur, policia sekuestroi armën e zjarrit dhe automjetin me të cilin qarkullonte.

Ky shtetas ishte larguar prej disa ditësh nga banesa, sepse bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Durrësit që prej datës 4 maj për shkak të dhunës së ushtruar prej 40-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

SYRI TV/ Shkallnuer, i vihen prangat burrit që ishte nisur të vriste të shoqen me automatik

Denonco