Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë është dyfish më i lartë se vlera standarde e BE-së. Studimi më i fundit i kryer nga laboratori italian ‘Neotes’ në bashkëpunim me redaksinë e Piranjave në Syri TV, tregon vlerat e larta të përqendrimit të dioksidit të karbonit dhe substancave tepër të rrezikshme për shëndetin. Autoritetet edhe pse janë vënë në dijeni të këtij raporti të frikshëm për parametrat, nuk janë alarmuar. Ndërsa banorët vijojnë të paguajnë mbi 100 milionë euro në vit taksë gjelbërimi, dhe 20 milionë euro taksë karburanti, por që këto taksa askush nuk e di se ku shkojnë dhe në plan mbetet veç një projekt, ai i Pyllit Orbital

SYRI TV

Ndotja e ajrit në Tiranë është në nivele alarmante. Studimi i laboratorit italian “Neotes”, i cili në bashkëpunim me redaksinë tonë bëri të mundur nxjerrjen e rezultatit të ndotjes së ajrit në njëzet pika të ndryshme të Tiranes, risolli edhe njëherë në vëmendje situatën e rëndë në të cilën ndodhet kryeqyteti.

Ambientalisti Rodion Gjoka dhe mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti   e kanë cilësuar një situatë tepër të rëndë

“Studimi në vetvete sjell një risi. Është ndër të parat raste ku kemi angazhimin e një laboratori të akredituar në një nga vendet e Bashkimit Evropian, i cili kryen matje në Bashkinë e Tiranës për të evidentuar situatën me përqendrimin e ndotësve në ajër”.

Por kur kane kaluar dy javë nga publikimi i rezultateve, askush nga autoritetet nuk ka reaguar.

“Plani i monitorimit të cilësisë së ajrit përcakton 129 pika monitorimi, të cilat duhet të jenë stacionare dhe të monitorojnë për 24 orë në gjithë Shqipërinë, ku vetëm Tirana ka mbi 25 pika të përcaktuara si hotspote për monitorimin. Ne nuk kemi asnjë pike stacionare në Tiranë që monitoron 24 orë. Kemi praktika nga shoqëria civile, ose siç keni bërë ju, por s’kemi stacione të miratuara nga ligji shqiptar, kjo sepse s’kemi burime financiare për ta blerë dhe as burime njerëzore që ta vënë në punë”.

Françeska Korançe, ekspertja e mjedisit pohoi se matja e nivelit të ndotjes nuk bëhet nga Bashkia Tiranë.

“Mjafton të ngjitësh rrugës së Dajtit për të parë renë e murrme që mbulon gjithë Tiranen, dhe që për specialistët është me pasoja të pariparueshme për shëndetin tonë”.

Por a ka nje plan konkret dhe a ka një buxhet të përcaktuar për të minimizuar ndotjen?

“Janë mbi 100 milionë euro taksë gjelbërimi, mbetjesh, karboni që taksohet çdo litër naftë që merr. Në vit mendohet që nga kjo taksë, buxhetit të shtetit t’i shkojë 20 milionë euro, me të cilat do të kishte zgjidhur pjesën e monitorimit, gjurmimit të ndotjes së ajrit”.

Por duket se në plan është veç projekti i Pyllit Orbital. Studimi i laboratorit “Neotes” në bashkëpunim me redaksinë tonë, është bërë në tetë ditë, nga të cilat katër ditë ishin me reshje të dendura shiu, çfarë sipas ekspertëve italiane, kjo përkthehet me reduktim të nivelit të ndotjes gjatë periudhës tetëditore. Me shumë gjasa, nëse këto matje do të kryheshin në kohë të mirë, pra në stinën e verës, niveli i ndotjes do të ishte edhe më i lartë. Faktet e publikuara, fatkeqësisht nuk kanë alarmuar asnjë zyrtar përgjegjës.

SYRI TV/ Ndotja ‘mbyt’ kryeqytetin, ekspertët: Situatë kritikë në Tiranë

Denonco