Një sukses e cilësoi procesin zgjedhor kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kur u pyet nga gazetarja e Syri Tv Ambrozia Meta, por rikonfirmoi se vetë dështoi disa herë të votonte për shkak të problemeve me pajisjet e identifikimit elektronik dhe kjo nuk ishte një ogur i mbarë për procesin zgjedhor.

Gazetarët e Syri Televizion  në Tiranë dhe rrethe denoncuan  me fakte dhe pamje filmike shkeljet e procesit zgjedhor në të gjithë vendin. Mosfunksionimi i pajisjeve të sistemit të identifikimi biometrik solli kaos në qendrat e votimit, duke shkaktuar vonesa dhe identifikimi u vendos të bëhej manualisht në shumicën prej qendrave ndonëse miliona euro u hodhën  nga taksat e shqiptarëve për këtë sistem. 

Ndërkohë në Elbasan ku votimi ishte elektronik janë regjistruar anomali që kanë vënë në pikëpyetje të gjithë procesin. Një nga komisionerët e një qendre numërimi denoncoi në Syri Televizion se gjatë kohës që ai kishte votuar vetë në një nga pajisjet, pasi kishte përzgjedhur votimin për kandidatin Luçiano Boçi dhe e kishte konfirmuar për të votuar, vota kishte shkuar për emrin e kandidatit  e PS Gledian Llatja. 

Në Elbasan një Komisioner i Partisë Socialiste mbante shënim numrat e kartës së identitetit të votuesve dhe i nxirrte jashtë qendrës, deri sa u pikas dhe u denoncim nga koleget. 

Në Bashkinë e Divjakës është zbuluar manipulimi i votave i njohur botërisht si sistemi "Karusel" apo "Treni Bullgar". Sipas kësaj metode, një prej votuesve, futet me fletë të falsifikuar në dhomën e fshehtë të votimit dhe pasi ndërron fletën, fletën e votimit të falsifikuar e hedh në kuti dhe nxjerr jashtë Qendrës së Votimit, fletën e saktë të votimit që mori nga Komisioni, e cila më pas përdoret në formë zinxhiri nga të gjithë votuesit e paguar. 

Një ndër skandalet që zbërtheu Syri Televizion ishte uzurpimi i qendrave të votimit nga Drejtorët e Administratës, vendore e lokale, ku në shkelje të ligjit në afërsi të qendrave të votimit orientonin votuesit së kë duhet të votonin. Në qendrën e votimit në shkollën, "Kongresi i Manastirit" në Tiranë, drejtorët e Bashkisë, kërcënuan dhe gazetaren e Syri Tv, Elona Jaçellari, e cila u detyrua të informojë policinë. 

Pas këtij denoncimi të Syri Tv me qindra qytetarë nga mbarë vendi denoncuan pranë medies sonë rastet e dyndjes së zyrtarëve në qendrat e votimit, madje duke denoncuar edhe me emra konkret siç ishte rasti i Bruna Salajt, që u shpreh se kërcënua nga Zhaneta Beqiri, drejtoreshe e kopshteve në Bashki. 

Krerët e degëve të PS dhe eksponentëve të njohur për blerjen e votës që orientonin votuesit ishin një fenomen prezent kudo. 

Qytetarët kudo denoncuan zyrtarët e administratës që tentonin të orientonin votuesit video. 

Manushaqe Leshi, nën kryetare Komisionit në qendrën e votimit në shkollën Kongresi i Manastiri, u kap duke fshehur fletët dhe pas denoncimit të Syri Tv u vendos shkarkimi i saj.

Florian Pullazi kreu i Njësisë Administrative numër 2 në Tiranë orientonte votuesit brenda Qendrës së Votimit. 

Në Kamëz, një prej drejtuesve të bashkisë, Eralda Cerpia së bashku me stafin e saj ka qëndruar gjatë gjithë kohës tek qendra e votimit pranë Shkollës "Ibrahim Rugova". 

Gazetarin e Syri Tv Fatjon Gjinajn tentuan të mos e lejonin të raportonte në Qendrën e Votimit në Kamës. 

Në Zall Herr u ndërpre votimit për shkak të mësymjes së administratës në Qendrën e Votimit dhe vetëm ardhja e policisë riktheu normalitetin. 

Albano Stolaj komisioner në Qendrën e Votimit në shkollën "Vasil Shanto", denoncoi abuzimet në proces. 

Kritike ishte situate në Durrës, ku në qendrën e votimit në Spitallë, zyrtarë të Administratës, qëndronin në Qendrën e Votimit. Ky skandal u denoncua nga Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso, teksa vetëm ndërhyrja e policisë 2 orë para mbylljes së votimit qetësoi situatën. 

Në Velipojë të Shkodrës u bllokua Qendra e Votimit nga eksponentë të Partisë Socialitë, të cilët aplikuan votimin kolektiv në kuadër të projektit për tjetërsimin e votës.  

Në tjetër Skandal ishte edhe shpërndarja e legalizimeve nga Kadastra e Sarandës filiali Ksamil pikërisht ditën e votimeve, teksa qytetarët sollën edhe pamjet në Syri Televizion

Në shkelje të hapur të ligjit, banderolat e Partisë Socialiste ishin vendosur pranë qendrave të votimit, si në rastin pranë shkollës "Harry Fultz", dhe ato u larguan vetëm pas insistimit të Syri Tv

Banderolat e Ramës nuk ishin prezente edhe në shumë qendra votimi në mbarë vendin

Gazetarë dhe qytetarë denoncuan fshirjen e bojës së gishtit që ishte si shënjues që tregonte së kishe kryer procesin e votimit.  

Në Vlorë, zv/ministrja e Mjedisit, Vilma Bello, u denoncua nga qytetarët se qendronte pranë Qendrave të Votimit me lista votuesish në dorë.  

Në Berat, kunati i kryetares së PS u filmua duke biseduar me një zyrtar të Policisë Bashkiake për të sjellë votues në Qendrën e Votimit. 

Edhe në Kuçovë një prej drejtoreshave të mjedisit, Migena Doko, u denoncua nga qytetarët për ndërhyrjet në proces

Ndaj përfaqësuesve të opozitës nuk u kursye as dhuna siç ishte rasti i dhunimit të komisionerëve në Krujë dhe në Kurbin. 

Ndërkohë fatin e drejtimit të Rrogozhinës e vendosën të burgosurit, ku nga votimi në burg rezultoi se, 92 vota janë dhënë për Partinë Socialiste, 12 për koalicionin e opozitës “Bashkë Fitojmë” dhe 4 vota kanë qenë të pavlefshme. 

Edison Memolla nga Partia Socialiste ka marrë 5120 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” 5097 vota. Diferenca e votave ka qenë shumë e vogël, ku Hoxha ka humbur Bashkinë për vetëm 23 vota më pak. 

Shkeljet e dokumentuara në Syri Televizion u bënë edhe baza kryesore e raportit paraprak të OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

SPECIALE/ Zgjedhjet e 14 majit, Syri Tv çmonton skemat e masakrës elektorale

Denonco