Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë nxënësit e kursit të kostumografisë dhe skenografisë kanë çelur ekspozitën "Veshja çame". Synimi kryesor i tyre është njohja dhe ruajtja e traditës.

Nga SYRI TV

Fëmijët e kursit të kostumografisë dhe skenografisë  në Qendrën Kombëtare të Kulturës kanë çelur një ekspozitë të titulluar "Veshja Çame", kuruar nga mësuesja Sergina Neziri.

Kontrasti i ngjyrave, që e bën veshjen çame të bukur dhe madhështore, copat e qëndisura me fije ari, punim i hollë artistik i kostumit të burrave dhe fustanit të grave vijnë përmes 15 punimeve. Nxënëset Grejsi Lita, Esmeralda Qato dhe Marlinda Kodra thonë se është e rëndësishme njohja dhe ruajtja e traditës.

Kultura çame është shprehëse e vlerave të një popullsie me histori të lashtë, bart shtretësime të hershme, të formuara në epoka të ndryshme, ndaj nxënësit synojnë që të mbajnë gjallë të shkuarën përmes punimeve të tyre.

VIDEO-SYRI TV/ 'Veshja Çame' në punimet e talenteve të rinj, nxënësit: Të njohim e ruajmë traditën

Denonco