Prej disa ditësh fshati Kakarriq ka qenë pothuajse i rrethuar nga policia e cila ka zbarkuar për gjetjen e armës që është përdorur në ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj. Banorët e fshatit ku fshihej portugezi, i akuzuar si autori krimit dhe që jeton familja e porositësit Edmond Haxhia tregojnë detajet për fqinjin e tyre dhe per lëvizjet e portugezit

SYRI TV

Syri Tv ka udhëtuar në  fshatin Kakarriq ku fshihej autori vrasjes së biznesmentit Ardian Nikulaj.

Fqinjet e familjes Haxhia tregojnë se Edmondin nuk e njihnin shume pasi ka ikur nga fshati në moshën 13-vjeçare dhe ishte rikthyer në fund të vitit.

 

"Ne nuk e njohim se është prej vitesh në Angli. Ka ardhur sivjet. Ka ikur 13 vjeç në Angli dhe nuk e ka parë kush me sy. Ka ardhur që për vitin e ri", thotë një fqinje. 

Ndërsa banorët e tjerë jashtë kameras tregojnë se shtetasin portugez e kishin parë shpesh herë në zonë duke lëvizur me motor, por asnjëherë të shoqëruar me Edmond Haxhinë.

Prej 19 prillit në zonën e Gjadrit në Kakarriq policia vijon kërkimet për gjetjen e armës së krimit të përdorur nga autori për ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Syri Tv në fshatin ku fshihej vrasësi i Ardian Nikulajt, banorët: Portugezi lëvizte me motor!

Denonco