Një debat banal është bërë shkak i një konflikti që përfundoi me një të plagosur mbrëmjen e së premtes në Elbasan. Babë e bir, përkatësisht shofer ambulance dhe punonjës bashkie, kanë dhunuar të riun Françesko Dedja, i cili mori plagë të rënda. I ati i të plagosurit tregon se familjet kanë pasur konflikt të hershëm për çështje pronësie

SYRI TV

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Elbasan ku 2 shtetas, babë e bir kanë rrahur një të ri për motive banale.

Sipas të riut që mbeti i plagosur, Françesko Dedja, autorët që e dhunuan janë njëri shofer ambulance në urgjencën e Elbasanit dhe tjetri punonjës bashkie.

Në një intervistë për Syri TV, i plagosuri sqaroi ngjarjen me vështirësi për shkak të plagëve të marra.

I ati i të plagosurit tregon se konflikti mes dy familjeve ka filluar vite më parë për një çështje pronësie, ndërsa degradoi këtë të premte me përdorimin e dhunës.

Personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit ku janë marrë në pyetje për ngjarjen dhe janë proceduar penalisht, por nuk është kryer arrestimi i tyre.

SYRI TV/ U dhunua barbarisht nga babë e bir, flet i plagosuri rëndë

Denonco