Enkelejd Alibeaj vazhdon t`i shërbejë Edi Ramës, duke shpallur emra për kandidatë për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit. Në Patos Alibeaj ka propozuar Pranvera Rizai, e cila më shume se me demokratët, shfaqet si mikeshë e deputetes socialsite Antonteta Dhima dhe kryebashkiakes socialiste të Patosit, Rajmonda Balilaj. Për Bashkinë Vau i Dejës është publikuar emri i Klementin Dhimitrit, por ajo grupimi që mbështet ende Alibeajn në këtë bashki, e ka refuzuar kandidaturën e saj duke u shprehur se do mbështesin një kandidatë të vetëm.

SYRI TV

Çdo ditë dhe më shumë zbardhet skenari i Enkelejd Alibeajt dhe grupimit të tij, për të përçarë Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Këtë të shtunë, Alibeaj ka nxjerrë emrat e dy kandidteve për bashkinë Patos dhe Vau i Dejës. Pranvera Rizai pritet të kandidohet nga Alibeaj në bashkinë Patos. Por kush është zonja në fjalë? Pranvera Rizai, duket se ka më shumë afrimitet me kryetaren aktuale të bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj apo dhe deputen socialiste, Antoneta Dhima sesa me demokratët e këtij qyteti.

Foto tregojnë se kandidatja e Alibeajt për bashkinë Patos, shfaqet e lumtur pranë deputetes dhe kryebashkiakes socialiste, të cilën më shumë sesa rivale, do t`i ofrojë ndihmë në zgjedhjet e 14 majit, me qëllim dëmtimin e kandidates së Partisë Demokratike për këtë bashki e cila u zgjodh nga primaret. Burime nga grupimi që mbështet Alibeajn në Patos, tregojnë se janë kundër kësaj kandidature, e cila në fakt tregon qartë shërbimin që Enkeljed Alibeaj po i bën Edi Ramës.

Por teksa në Patos grupimi që mbështet alibeajn nuk ka reaguar publikisht, në Vaun e Dejës kandidatura e Alibeajt u këndrshtua hapur nga njerëzit që deri ende mbështesin atë. Ish-kryetari i PD në Vaun e Dejës, Gentian Ndoj, i cili deri më tani mbështet grupimin e Alibeajt, bëri një reagim publik ku deklaroi se ai nuk mbështet kandidaturën e Klementina Drinit për bashkinë e Vaut të Dejës, pasi nuk ka miratimin e demokratëve në bazë.

Sipas tij, demokratët në këtë bashki do mbështesin të bashkuar një kandidaturë të vetme që i nxjerr fitues kundër Mark Babanit. Në Vaun e Dejës, kandidat fitues i primareve të Partisë Demokratike, u zgjodh Zef Hila, i cili shihet nga demokratët si figura e vetme që bashkon bazën dhe ka mundësitë për të mundur kryebashkiakun socialist.

SYRI TV/ Vijon plani Alibeaj për të ndihmuar Ramën, publikon emrat për dy bashki

Denonco