Pas konstatimit të shumë kamerave të sigurisë në  Shkodër dhe Vlorë, janë konstatuar edhe në Durrës, Shijak, Krujë, ku grupet kriminale vëzhgojnë lëvizjet e rivalëve si dhe policisë.

Policia e Shtetit njofton se në këto tre qytete janë zbuluar dhe çmontuar 47 kamera sigurie të vendosura në mënyrë të kundërligjshme. Sipas policisë, dyshohet se ato ishin vendosur nga bandat për të siguruar informacione për qëllime kriminale, si dhe monitorimin e lëvizjeve të uniformave blu.

Në Durrës janë çmontuar 11 kamera sigurie të cilat ishin vendosur në lagjet nr 6 dhe 17, si dhe janë vënë në hetim dy pesona, njëri prej tyre aktualisht është në kërkim për një tjetër vepër penale.

Sipas policisë kamerat e sigurisë në Durrës janë vendosur nga Plarent Dervishi dhe Dejvid Karaboja.

Ndërkohë në Shijak u sekuestruan 18 kamera të vendosura në lagjen e "Keçeve" dhe në lagjet "Popullore", "Kodër Sukth" dhe "Partizani". Policia ka vënë nën hetim edhe 6 persona të tjerë si përgjegjes për vendosjen e kamerave, konkretisht, Albert Muharremi vëllai Rrumit, Xhulio Vora , Astrit Balliu ( avdyli), Jasin Kala ( avduli ), Altin Avdyli dhe Sajmir Gjepali.

Në monitorin nga bandat ka qënë edhe Krujë e Nikla ku janë zbuluar dhe çmontuar 18 kamera të tjera sigurie, të vendosura në shtyllat elektrike të disa lagjeve të qytetit. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe procedimin penal, të shtetasve që i kanë vendosur në mënyrë të kundërligjshme

Edhe në Drejtorinë e Policisë së Korçës janë hequr 31 kamera.

Ndërkohë deri më tani në total, janë cmontuar 153 kamera sigurie në qytete të ndryshme të vendit.

 

 

SYRI TV/ Krimi vëzhgon Shqipërinë, policia çmonton 47 kamera të grupeve kriminale në Durrës

Denonco