Kolë dhe Dile Gilaj nga Torovica e Lezhës mbetën pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa shteti i ka lënë të jetojnë në kasollen e lopës. Kështu mund të cilësohet drama e të moshuarëve, të cilët po kalojnë dimrin e katërt në një ambient të cilin dikur e përdornin për të mbajtur bagëtitë.

Nga SYRI TV

Kjo stallë bagëtish është kthyer në strehe për çiftin e të moshuarve nga fshati Torovicë i Lezhës, Kolë dhe Dile Gilaj.

Banesa e tyre u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, por Kola dhe bashkëshortja e tij, po kalojnë dimrin e katërt në kasolle se askush nuk u ka dhënë qoftë dhe një çadër apo kontenier.

Ata thonë se jetesa në kasollen që dikur mbanin lopën, ka qenë tejet e vështirë. E vetmja gjë që kërkojnë është një strehë ku të fusin kokën, ndërsa janë të zhgënjyer dhe të lodhur nga pritja e gjatë për një banese të re.

Pak ditë më parë nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj, bëri me dije se është pezulluar rindërtimi i shtëpive individuale si shkak i rritjes se kostos së ndërtimit, por po punohet për t’i dhënë zgjidhje të shpejtë kësaj situate.

SYRI TV/ Lezhë, histori të trishta nga tërmeti: Kolë e Dile Gilaj prej 3 vjetësh jetojnë në kasolle

Denonco