Qytetari nga Laçi, Anton Meta, pas protestave që zhvilloi vitin e kaluar përpara kryeministrisë në Tiranë, ka vendosur të futet në grevë urie përpara bashkisë së Kurbinit.

Nga SYRI TV

Shkak i këtij vendimi vijon të jetë çështja e pazgjidhur e pronës së tij. Anton Meta pretendon se një prej këshilltarëve të bashkisë Kurbin i ka grabitur pronëndhe për shkak të lidhjeve të tij me pushtetin, institucionet nuk ndërhyjnë.

Anton Meta kërkon drejtësi dhe zgjidhje të problemit, ndërkohë që për situatën e 54-vjeçarit asnjë nga institucionet nuk ka reaguar, përfshirë edhe personin të cilin Anton Meta e akuzon si njeriu që i ka marrë pronën.

SYRI TV/ Futet në grevë urie qytetari në Kurbin, Meta: Po më grabisin tokën

Denonco