‘Policë për kokë’ është filmi më i ri që po xhirohet në vendin tonë. Filmi aksion-komedi ka në fokus punën e dy detektivëve të cilët duhet të zbardhin grabitjen e një valixhe me një përmbajtje shumë delikate nga një grup mafioz, ku ndërthuren mafia, pushteti dhe korrupsioni.

Me regji të Aldo Markut, 'Policë për kokë' pritet që të transmetohet në kinema në fundin e muajit, ndërsa synon edhe platformat ndërkombëtare të kinematografisë.

Të ftuar ditën e sotme, ekskluzivisht për “Kafe Shqeto” ishin aktorët e njohur Besnik Tafallari dhe Ervis Bizi të cilët rrëfyen prapaskenat e xhirimi të filmit si dhe na njohën me kastin fantastik të aktorëve.

“Kjo eksperiencë që e kemi bërë me Aldo Markun, është diçka e veçantë, një projekt i madh dhe mbi të gjitha një film që edhe unë vetë kam pasur dëshirë që ta realizoj. Arben Bajraktarin e kemi parë dikur si aktor në kinematë gjermane, ndërsa sot vjen këtu, dhe kur kemi pasur fat që në xhirimet kemi qenë bashkë. Një njeri i mirë, me pak fjalë artist ”-ka treguar Tafallari.

Pyetje: Ndërkohë ti Ervis ke më pak eksperiencë në filma, por vjen nga një eksperiencë më e gjatë sportive. A ishte kjo stresuese për ty?

Ervis:“Jam ndjerë shumë mirë edhe për mua është fat i madh që kam marrë pjesë në këtë projekt. Nuk ka qenë e vështirë sepse nuk kam pasur dialog, kam pasur aksion dhe në fillim të them të drejtën nuk e mora mirë këtë pjesën negative, por jam me fat që kam marrë pjesë në këtë film aq të madh me aktorë të mëdhenj, si Nik Xhelilaj, Olsi bylyku dhe shumë të tjerë. Kam një pjesë me Olsin dhe në të vërtetë është shumë energjik.

Pyetje: Po ti referohemi trilerit, duket se është i kopsitur mjaft mirë....

Ervis Bizi: “Ky është një film për Hollywood, vetëm se flitet shqip. Është një film me standarde i punuar prej thuajse një viti. Unë dhe Besniku i kemi bërë përgatitjet shumë kohë më para dhe jemi marrë shumë edhe me aktorët.

Pyetje:Aktorët ju futen vonë aksioneve, Nik Xhelilaj në njërën nga skenat dukej sikur u jepte mirë këmbëve dhe duarve...

“Për mua nuk ka qenë shumë e rëndësishme, jemi mësuar edhe me sport ushtarak. Në fillim ai e ka pasur të vështirë, por u ambjentua e sigurisht kjo është një eksperiencë mjaft e mirë.

Më tepër, ndiqni linkun më poshtë:

Klea Sula/  Syri.net

KAFE SHQETO/ ‘Policë për kokë’, filmi aksion komedi i Aldo Markut, aktorët rrëfejnë prapaskenat

Denonco