Një ditë pas deportimit të gazetarit turk Ahmet Emre Olur në shtetin turk, i njohur si kundërshtar i Presidentit Erdogan, avokati i tij ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës. Kallëzimi është bërë ndaj shefit të Komisariatit të Rinasit, Përparim Dema, për shpërdorim detyre. Avokati Arben Llangozi pretendon se është shkelur çdo procedurë dhe nuk i është kthyer asnjë përgjigje lidhur me kërkesën për azil politik

SYRI TV

Avokati i gazetarit turk Ahmet Emre Olur ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, shefin e Komisariatit të Rinasit Përparim Demën për shpërdorim detyre.

Mbrojtësi ligjor, Arben Llangozi i tregoi për Syri Tv, arsyet pse Tirana zyrtare vendosi deportimin e kundërshtarit të presidentit turk Erdogan si dhe shkeljet procedurale që janë bërë, gjë e cila nuk u pranua të bëhej nga autoritetet serbe në aeroportin e Beogradit ku gazetari u kthye transit nga Emiratet e Bashkuara.

Sipas Llangozit, ai nuk është lejuar të takohet në ambientet e paraburgimit në Rinas me klientin e tij.

Avokati tregon edhe arsyet pse Emre Olur përndiqet nga pushteti i Erdogan në Turqi.

Por a iu përgjigjen autoritetet shqiptare kërkesës së gazetarit turk për azil politik?

Llangozi thotë se çështja mund të jetë më tepër se një vendim i një shefi komisariati, ndërsa përveç shkallëve të drejtësisë në Shqipëri, do ta çojë çështjen deri në Strasburg.

VIDEO-SYRI TV/ Avokati i gazetarit turk: Ja pse përndiqet nga Erdogan

Denonco