Projekti i qeverisë për t’i dhënë shtetësinë investitorëve të huaj, është pritur me kritika nga Komisioni Evropian, i cili ka paralajmëruar Edi Ramën për rreziqet potenciale në vend.  Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero Hernandez deklaroi për DW, se projekti i hap dyert krimit të organizuar dhe pastrimit të parave të pista. Ajo theksoi se nisma është në shkelje të ligjeve të BE, dhe mund të ndikojë në procesin e integrimit

SYRI TV

Komisioni Evropian paralajmëron kreun e qeverisë, Edi Rama për rreziqet potenciale që sjell projekti i tij për t’i dhënë shtetasve të huaj që investojnë në Shqipëri, shtetësinë. Gjatë një interviste për WË, zëdhënësja e KE, Ana Pisonero Hernandez, deklaroi se Pasaportat e Arta i hapin dyert krimit të organizuar, dhe pastrimit të parave. Ajo shton se projekti,  është në shkelje të ligjeve të BE.

“Rreziqet përfshijnë infiltrimin e krimit të organizuar, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta. Komisioni i konsideron këto skema në shkelje të ligjit të BE-së dhe ka nisur në vitin 2020 procedurat kundër shteteve anëtare që e kanë shkelur këtë ligj. Për shkak të perspektivës së shtetësisë së ardhshme të BE-së, kombësia e vendeve kandidate mund të bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investitorët”.

Zëdhënësja e KE thekson se agresioni rus në Ukrainë, e bën skemën e shtetësisë për investitorët e huaj edhe më të rrezikshme. E pyetur nga DW nëse ky projekt do të ndikim në  integrimin e Shqipërisë në union, Ana Pisnero Hernandez theksoi se BE është në monitorim, dhe në rast të shkeljeve, do të adresohet në raportin vjetor.

“BE-ja po monitoron, në kuadrin e procesit të anëtarësimit në BE, çdo plan nga vendet kandidate për të futur skemat e shtetësisë. Aktualisht jemi duke përgatitur raportet e ardhshme vjetore të paketës së zgjerimit, që pritet të prezantohen në tetor”.

Zyrtarja e KE u ndal edhe te çështja e turistëve rusë e ukrainas në uzinën e armëve në Gramsh, të cilët dyshohet të jenë spiunë. Pisonero deklaroi: “KE pret hetim të plotë nga autoritet, ndërsa theksoi se Shqipëria dhe BE kanë një partneritet të ngushtë për çështjet e sigurisë”.

VIDEO-SYRI TV/ ‘Pasaportat e Arta’: KE paralajmëron ashpër Edi Ramën

Denonco