Në një moment si ky i triumfit të Florian Markut, nuk mungojnë as njerëzit kundër rrymës. Trajneri i njohur i Kombëtares shqiptare të Boksit, Zef Gjoni, ka reaguar, duke theksuar se ky titull është inekzistent dhe se ndeshja ishte e diskutueshme. Ndërsa më pas shtoi, se Shqipëria ka boksierë më të mirë se sa Florian Marku

Nga SYRI TV

Pas triumfit të Florian Markut, i cili u shpall kampion bote për titullin WBC Silver, të shumta kanë qenë reagimet pozitive, por nuk kanë munguar edhe kritikët.

Një nga këta është edhe trajneri i kombëtares shqiptare të boksit, Zef Gjoni, i cili ka dhënë mendimin e tij për Syri Tv, duke u pozicionuar kundër rrymës. Ai nuk pranon aspak, që ta quajnë si një fitore të madhe, teksa ka komentuar ndeshjen e ditës së djeshme që u luajt në stadiumin ‘Air Albania’, Gjoni tha se Marku kishte një kundërshtar të dobët.

Zef Gjoni ka rezerva edhe titullin nga një federatë, që sipas tij, është inekzistente.

Trajneri i ekipit kombëtar shprehu keqardhjen e tij për organizatorët e evenimentit, pasi ai nuk mori një ftesë për të qenë në ‘Air Albania’, por e pa ndeshjen nga televizori.

Në fund Zef Gjoni këmbëngul të theksojë se Shqipëria ka boksierë më të mirë se sa Florian Marku, si Alban Beqiri dhe Denis Nurja. Janë specialist, janë një nivel më lartë se Marku.

VIDEO-SYRI TV/ Zef Gjoni ‘zbret’ nga froni Florian Markun: Kundërshtari ishte i dobët

Denonco