Një peshkarexhë me 80 mijë litra naftë të kontrabanduara, është bllokuar në portin e Durrësit. Autoritetet kanë shpallur në kërkim 3 të rinjtë, Alban Malindi Flamur Aliu dhe Nuri Xhekati cilët dolën në det me peshkarexhën pa njoftuar kapitanerinë e Durrësit.

Syri Tv

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim tre persona dhe ka sekuestruar 80 000 litra karburant të futur kontrabandë përmes një peshkarexhe në port.

Me një njoftim për mediet Blutë bëjnë me dije se peshkarexha kishte dalë pa lejen e kapitanerisë në det të hapur dhe më pas kishte futur GPS me qëllim humbjen e gjurmëve.

Mësohet se në këtë moment peshkarexha ka ngarkuar karburantin nga një tjetër anije dhe është kthyer në port me depozitat plotë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Diesel” u shpallën në kërkim administrator i peshkarexhës Alban Malindi 38 vjeç banues në Durrës, pronari i peshkarexhës  Flamur. Aliu  65 vjeç, banues në Durrës dhe mekaniku i peshkarexhës Nuri Xhekati 53 vjeç  banues në Durrës.

Në vijim të veprimeve u bë sekuestrimi i peshkarexhës dhe i sasisë së naftës të dyshuar të kontrabanduar.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës po vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë.

VIDEO – SYRO TV/ 80.000 litra naftë kontrabandë, 3 në kërkim, fikën GSP

Denonco