20 familje dhe dhjetra banorë në fshatin ccukë në sarandë janë ngritur në protest, shkak është bërë një ure e cila prej 8 muajsh është dëmtuar. Banorët shprehen se I janë drejtuar Bashkisë së Sarandës për zgjidhjen e problemit, por dyert I kanë gjetur të mbyllura.

Syri Tv

Fermerët e fshatrave Metoq dhe Gjashtë, në Sarandë janë ngritur në protestë ditën e sotme. Shkak është bërë mungesa u urës së Metoqit e cila vazhdon të jetë e dëmtuar  prej 8 muajësh.

Ura u shërben 20 familjeve dhe dhjetërave fermerëve. Pas dëmtimit të saj fermerët dhe banorët duhet të përshkojnë kilometra të tëra përmes fshatit Çukë pët të mbërritur në destinacion. Këtë rrugë ata duhet ta bëjnë disa herë në ditë.

Saranda është nga prodhuesët më të mëdhenj të misrit dhe pas një muaji nis fushata e korrjeve. Fërmerët duhet të paguajnë kamionet dhe kombanjat me kosto të shtuar për shkak të rrugës. Ata thonë se ketë vit do të rrisin çmimin e misrit.

Fermerët thonë se në dyert e Bashkisë së Sarandës kanë troktitur disa here, por Adrian Gurma i ka braktisur.

Për fermerët e Gjashtës dhe Metoqit kultivimi i misrit është e vetmja mundësi  të ardhurash. Rritja e cmimit të  karburantit dhe mungesa e urës ka sjellë kosto të mëdha  për fermerët.

 

VIDEO – SYRI TV/ Ura e Metoqit jashtë funksionit prej 8 muajsh, Banorët: Bashkia nuk na ndihmon

Denonco