Ura Belinës që lidh Sheqishten me mbi 10 fshatra te Bashkisë Patos me atë të Roskovecit rrezikon të shembet. Kjo urë shërben si rrugë kalimi për banorët e zonës të cilët e frekuentojnë atë thuajse çdo ditë si dhe për mjetet e tonazhit të rëndë.

Syri Tv

Ura e fshatit Belinë që lidh disa fshatra në zonën e naftëmbajtëses të Patos-Marinzës rrezikon dita ditës të shembet për shkak se njëra këmbë e saj është dëmtuar.

Kjo urë 30 m e gjatë e cila shërben për lidhjen e 12 fshatrave të kësaj zone është e amortizuar prej vitesh duke u bërë një kërrcënim serioz për këdo që I duhet të kalojë aty çdo ditë.

Sipas tabelës orientuese, mbi këtë urë mund të kalojnë mjete me peshë deri në 12 ton, por në të shumtën e rasteve ajo nuk respektohet. Banorët thonë se shkak për dëmtimin serioz të kësaj ure është bërë lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë të kompanive të naftës, të cilat kryejnë transportin e lëndëve hidrokarbure.

Pavarësisht se ka mbi 3 vjet që është e amortizuar dhe alarmi është ngritur në disa media deri më tani askush nga organet kopetente nuk ka marrë asnjë masë për riparimin e saj.

VIDEO - SYRI TV/ Ura e Belinës rrezikon shembjen, Banorët: na rrezikohet jeta çdo ditë

Denonco