Shoqata kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës në Dibër zhvilloi protestën e radhës kundër ndërtimit të kësaj vepre. Banorët shprehen se Skavica është projekt korruptiv, ndërsa pasojat e saj për Dibrën do të jenë të ngjashme me ato të një genocidi lufte.

Syri Tv

Dhjetëra banorë të Dibrës zhvilluan protestën e radhës kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës.

Ata u shprehën se qeveria po tenton t`i mashtrojë, pasi prej 7 muajsh në Skavicë ka nisur puna për ndërtimin e hidrocentralit.

Sipas banorëve, vetëm rezistenca mund të ndalojë ndërtimin e hidrocentralit.

Banorët shprehen se ndërtimi i hidrocentralit do të ketë pasoja të mëdha për zonën, duke zhdukur 35 fshatra dhe mijëra hektarë tokë bujqësore, ndërsa projektin e cilësojnë si genocid për Dibrën.

Banorët shprehen se nuk janë kundër ndërtimit të veprave të mëdha publike, por Skavica sipas tyre është vepër korruptive.

Ata shprehen se do të përshkallëzojnë protestat e tyre nëse qeveria nuk i dëgjon për shqetësimin që ata ngrejnë.

VIDEO – SYRI TV/ ‘Skavica’, banorët në protestë: Pasojat e HEC-it, si ato të genocidit

Denonco