Dhjetëra fëmijë nga qytete të ndryshme të vendit kanë bërë një marshim proteste në Elbasan. Të miturit i kanë bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të mos ndotin mjedisin me mbeturina, por përkundrazi të kujdesen që fëmijët të rriten në një planet të shëndetshëm.

Nga SYRI TV

Fëmijët e organizatës ‘Zëri 16 +’ të mbështetur nga organizata ‘Save the Children’ kanë marshuar mëngjesin e kësaj të shtune në qytetin e Elbasanit nën sloganin ‘Mbroni planetin tonë!

Fëmijët që vinin nga 4 qytete të ndryshme përmes këtij marshimi iu kërkojnë të gjithë qytetarëve  dhe sipërmarrjeve të mos hedhin mbeturina dhe mbetje të tjera industrial të cilat ndotin mjedisin.

Në kuadër të projektit ‘Fëmijët Flasin’ fëmijët të ardhur nga 4 bashki Mat, Dibër, Elbasan dhe Durrës marshuan me pankarta në duar përmes sheshit ‘Gensher’ për të sensibilizuar qytetarët në të gjithë vendin.

VIDEO-SYRI TV/ Fëmijët, marshojnë në Elbasan, thirrje kundër ndotjes së mjedisit

Denonco