Vjeshta në ekspozitën e fundit të piktorit Orion Shima përmes ekspresionizmit magjik vë përballë të bukurën lirike dhe raportin me njeriun., ndërsa piktori thotë se në punime është përpjekur të ketë një kompozim filmik e të flasi përmes ngjyrave.

Nga SYRI TV

Natyra si konstelacion ngjyrash, një vjeshtë që në kuptimin idilik dhe të larmisë ngelet e parapëlqyera e piktorit, frutat e pjekura të rëna përdhe kanë kolorit të kafenjtë, ndërsa fushat e gjera e të mëdha janë harruar. Vjeshta e Orion Shimës, përmes ekspresionizmit kthen në magji çdo medium, ndërsa përballë të bukurës lirike vendos raporti me njeriun.

Për Ardian Isufin, piktori ka një unikalitet sa i përket mënyrës si procedon në aspektin koloristik, i cili nuk është vetëm një aspekt estetike te ai, por është një qëndrim filozofik.

Natyra ndjell te soditësi ndjesi të larmishme, ndonëse ajo është krejt indiferente ndaj njeriut, madje edhe natyra e zbutur dhe e kultivuar prej tij.

Orioni na e përcjell më fort se kurrë më parë këtë indiferencë  e i kundërvë asaj indiferencën e pafajshme të dordolecëve, shkruan në tekstin kuratorial Parid Teferiçi e ashtu përmes krijimesh ekspozita e çelur në Galerinë FAB tregon vijimësi.

VIDEO-SYRI TV/ Ekspresionizmi i piktorit Orion Shima, ‘vjeshta’ përmes konstelacioneve të ngjyrave

Denonco