Në Vlorë është bërë e zakonshme që Bashkia të investojë dy herë në një projekt, ndonëse qyteti ka mjaft probleme.

Rasti i fundit është ai i rrugës së Centrales, që brenda 7 vitesh po shkatërrohet sërish për t'u bërë nga e para, me pretendimin se është dëmtuar.

Për qytetarët kjo është vjedhje dhe shpërdorim fondesh nga Bashkia e Vlorës.

Syri Tv 

Bashkia e Vlorës vijon të  hpërderojë fondet për projekte të panevojshme.

Rruga e Centrales, pjesë e unazës së madhe të qytetit, brenda më pak se 7 vitesh po shkatërrohet sërish për t'u bërë nga e para.

Në qershor 2016 në këtë aks rrugor filluan punimet me një vlerë prej 416 milion lekësh duke parashikuar edhe tubacionet e hekurit apo rrjetin e ujësjellësit dhe shtatë vite më vonë punimet po bëhen sërish nga e para, për instalimin e linjave të ujit të pijshëm, kësaj rradhe prej plastike

Qytetarët këtë gjë e quajnë vjedhje fondesh nga bashkia e Vlorës.

Ata shprehen se edhe pse Vlora ka shumë probleme, është bërë e zakonshme që të investohet dy herë në një vend.

Firma kontraktore e projektit në fjalë është firma 'Elmazaj' e cila ka nisur tashmë punimet nga zona e 'bishtit të kalldrëmit' deri në 'Ujin e Ftohtë' Vlorë.

 

VIDEO-SYRI TV/ Vlorë, rruga e Centrales po ribëhet brenda 7 vitesh, qytetarët akuza për shpërdorim

Denonco