Lojtarët e Barcelonës do rikthehen në stërvitje të martën (nesër), por sot fillimisht iu nënshtruan testeve për COVID-19.

Testimet janë të detyrueshme nga protokolli i UEFA-s për ato skuadra që marrin pjesë në kompeticionet europiane.

Lojtarët e Barcelonës shijuan 6 ditë pushime pas përfundimit të sezonit të La Ligas dhe tani do rikthehen në aksion.

Barcelona luan më 8 gusht ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Napolit.

Nëse një lojtar del pozitiv në testet e sotshme, atëherë ai lojtar do karantinohet për 15 ditë dhe do humbasë sfidën kundër Napolit në Champions.

Lojtarët e Barcelonës kryejnë testet për COVID-19

Denonco