Simptoma më pak të njohura të osteoporozës që shumica i injorojnë

Simptoma më pak të njohura të osteoporozës që shumica i injorojnë

16:05, 15/08/2023

Osteoperoza është një sëmundje metabolike që shkakton kryesisht humbje kockore, e cila rezulton në kocka të brishta dhe një rrezik në rritje për fraktura të shumta.

Sipas klinikës Mayo, osteoporoza bën që kockat tona të bëhen të dobëta dhe të brishta, aq të brishta sa që një rënie apo edhe stresi i lehtë si përkulja ose kollitja mund të shkaktojë një frakturë.

Frakturat e lidhura me osteoporozën ndodhin më shpesh në ijë, kyç ose shpinë. Kocka është një ind i gjallë që shpërbëhet dhe zëvendësohet vazhdimisht, dhe osteoporoza shfaqet kur formimi i kockës së re nuk pason humbjen e kockës së vjetër.

Kjo sëmundje, e cila shpesh quhet “e padukshme”, prek në mënyrë të barabartë burrat dhe gratë. Studimet tregojnë se mjekimi, një dietë e shëndetshme dhe ushtrimet fizike mund të parandalojnë humbjen e kockave ose të forcojnë kockat tashmë të dobëta të shkaktuara nga kjo gjendje, përcjellë Index.hr.

Mjekët shpjegojnë se në fazat e hershme të kësaj sëmundjeje, pra në fazën fillestare të humbjes së kockave, pacientët zakonisht nuk kanë simptoma. Megjithatë, pasi kockat tona dobësohen me kalimin e kohës për shkak të osteoporozës, shfaqen disa simptoma, disa prej të cilave nuk do t’i lidhim kurrë me këtë gjendje. Këto janë:

Dhimbje shpine

Rënie e papritur e lartësisë së trupit

formimi i një gunge në shpinë

frakturë kockore pas një traume të vogël.

Edhe pse këto simptoma nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se kemi probleme me osteoporozën, mjekët këshillojnë që të shkojmë për ekzaminim nëse ndjejmë një ose më shumë nga problemet e përmendura. Po kështu, kushdo që ka marrë kortikosteroide për një periudhë të gjatë kohore ose gratë që kanë kaluar menopauzë të hershme kanë një rrezik në rritje të kësaj gjendje.


p

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco