Medikamenti antitumoral, i suksesshëm në kurimin e artritit

Medikamenti antitumoral, i suksesshëm në kurimin e artritit

09:34, 03/05/2024

Rezulton i suksesshëm një medikament antitumoral në kurimin e artritit. Në fazën eksperimentale, 6 pacientë iu nënshtruan trajtimit dhe pati një efekt të shpejtë në rënien e parametrave të sëmundjes, në reduktimin e antitrupave dhe përmirësimin dukshëm të gjendjes së inflamacionit.

Rezultatet janë premtuese dhe mund të ndikojnë pozitivisht në trajtimin terapeutik në format më të rënda të sëmundjes, që janë rezistente edhe ndaj terapive aktuale. Prova të tjera klinike do të zhvillohen, pasi kjo mund të shënojë nisjen e trajtimeve të reja jo vetëm për artritin, por edhe të tjera sëmundje autoimune.

Provat klinike dhe e gjithë puna kërkimore është një bashkëpunim italo-gjermane mes disa universiteteve dhe instituteve shëndetësore dhe është publikuar në revistën Nature Medicine.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco