Pse duhet të merrni Imunoglobulinën RH nëse jeni RH negativ ?

Pse duhet të merrni Imunoglobulinën RH nëse jeni RH negativ ?

13:22, 13/07/2023

Shumë herë shtatzënat mësojnë për grupin e tyre të gjakut kur kuptojnë shtatzëninë dhe kur ju thuhet nga mjeku se kanë rh faktor negativ dhe duhet të marrin immunoglobulinën rh, ato shqetësohen.

Kur një grua me gjak Rh-negativ në shtatzëni ka një fëmijë me gjak Rh-pozitiv, trupi i saj fillon e mbrohet kur gjaku përzihet.

Në fakt, trupi i nënës e njeh gjakun e foshnjës si të huaj dhe prodhon antitrupa anti-Rh kundër tij.

Shqetësimi nuk duhet të ekzistoj sepse me zhvillimin e shkencës rreziqet e problemeve shëndetësore te fëmija i cili ka grup gjaku me rh faktor pozitiv dhe lindet nga nëna me faktor rh negative eliminohen nëse nëna e merr imunoglobulinën rh.

Kjo immunoglobulinë zakonisht merret në javën e 28 por ju gjithmonë duhet të jeni në konsultim të vazhdueshëm me mjekun tuaj gjinekolog.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco