Çfarë janë 'vaktet e fiksimeve' dhe pse kanë lidhje me shëndetin mendor

Çfarë janë 'vaktet e fiksimeve' dhe pse kanë lidhje me shëndetin mendor

15:06, 16/05/2024

A keni ngrënë ndonjëherë të njëjtin vakt çdo ditë, pa pushim, derisa jeni ndjerë keq nga ngropja? Ky mund të jetë një vakt hiperfiksimi dhe njerëzit me ADHD (defiçit të vëmendjes dhe çrregullim hiperaktiv) e dinë mirë se çfarë do të thotë ky fiksim.

-ADHD dhe vaktet e hiperfiksimit

Ka një lidhje mes të ngrënit të çrregullt dhe ADHD-së gjë që ndikon në fiksimin tuaj me të njëjtin ushqim për ditë të tëra. Biologjikisht, sjellja buron nga nevoja e trurit për dopaminë, e cila ushqen ndjenjat e dëshirës për të ngrënë, thotë profesori i neuroshkencës Khalid Afzal.

Por, te njerëzit me ADHD, një hiperfiksim përfaqëson një lloj "mosfunksionimi të dopaminës". "Individët janë në një situatë ku vazhdimisht kërkojnë të hanë, por në fakt nuk janë plotësisht të ngopur,” shton Afzal.

Një hiperfiksim mund të ketë lidhje edhe me çështjet e funksioneve ekzekutive, pra nevojën për të marrë vendime dhe për të menaxhuar si duhet kohën. Ndonjëherë, diçka e tillë bëhet shumë sfiduese, sidomos në periudhat e stresit. Të hash të njëjtën gjë çdo ditë pakëson energjinë ekzekutive ose nevojën për të marrë një vendim. Ushqimet me të cilat njerëzit fiksohen më shumë seç duhet priren të jenë ato më të shijshmet, si karamele dhe ushqime jo të shëndetshme, ose të paketuara që nuk kanë nevojë për t’u gatuar.

Duket se nuk ka asgjë të gabuar në idenë e të ngrënit të të njëjtave gjëra çdo ditë, por një dietë jo e pasur dhe pa larmi produktesh, sidomos për një kohë të gjatë mund të jetë problematike duke çuar edhe mangësi ushqyese dhe çrregullime të të ngrënit.

Ndaj, duhet një normë e moderuar edhe për këtë qasje, gjithmonë nëse e keni!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco