'Një gotë ujë në orë', kardiologu jep këshilla si të përballoni vapën teksa temperaturat pritet të prekin 37 gradë

'Një gotë ujë në orë', kardiologu jep këshilla si të përballoni vapën teksa temperaturat pritet të prekin 37 gradë

11:16, 12/07/2023

“Një gotë ujë çdo një orë”, kjo ishte këshilla e kardiologut Novruz Çaushaj.

Ai foli për problemet që temperaturat e nxehta mund të shkaktojnë në shëndetin tonë, si dhe dha disa këshilla të cilat ai i quajti të domosdoshme.

Ai tha se edhe me veshjen duhet të kemi kujdes që të jenë të lirshme dhe të pambukta, ndërsa syzet dhe kapelja nuk duhet të mungojnë.

“Veshje pambuku, kapele, syze, janë elementë të domosdoshëm, gjithashtu dushi, freskimi. Po ashtu nëse temperaturat kalojnë 37-38 gradë është e këshillueshme një gotë uji çdo një orë. E në raste si kjo i El Ninjos, duhen dy gota ujë në një orë. Kjo është domosdoshmëri”,-tha kardiologu Çaushaj në Euronews Albania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco