Kroacia shpall përfundimin e epidemisë së coronavirusit

Kroacia shpall përfundimin e epidemisë së coronavirusit

17:51, 11/05/2023

Në mbledhjen e sotme, qeveria kroate shpalli fundin e epidemisë së coronavirusit.

Kështu bëri të ditur kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, raporton jutarnjilist.

Qeveria e mori këtë vendim pasi Instituti Kroat i Shëndetit Publik i propozoi ministrit të Shëndetësisë, Vili Berosh që të shpallte fundin e epidemisë.

“Ne po marrim vendimin për përfundimin e epidemisë së coronavirusit në Kroaci. COVID-19 nuk është më kërcënim për shëndetin publik. Është e rëndësishme që të nxjerrim mësime nga kjo krizë e madhe shëndetësore. HZJZ do të publikojë rekomandime se si të sillemi në rrethanat e reja”, deklaroi Plenkoviq.

Kujtojmë se rasti i parë me coronavirus u regjistrua më 25 shkurt të vitit 2020 ndërsa më 18 mars ka ndërruar jetë personi i parë i infektuar me COVID-19.

Nga ajo datë deri më 8 maj të këtij viti, janë regjistruar gjithsej 1.273.256 persona të infektuar me coronavirus, nga të cilët kanë vdekur 18.213, ndërsa janë shëruar gjithsej 1.254.564 persona. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco