A ka fëmija plagë të bardha në gojë që dhembin? Bëhet fjalë për afta, ja si mund t’ua lehtësoni dhembjet

A ka fëmija plagë të bardha në gojë që dhembin? Bëhet fjalë për afta, ja si mund t’ua lehtësoni dhembjet

21:54, 10/02/2023

Aftat janë plagë të vogla që u shfaqen fëmijëve në gojë të cilat dhembin, ja si mund t’i dalloni dhe si mund t’u ndihmoni vogëlushëve

Aftat shpesh mund të gjenden te fëmijët. Ato janë plagë të vogla të cilat shfaqen në pjesën e brendshme të faqeve apo gojës, në fund të mishit të dhëmbëve dhe mbi gjuhë apo nën gjuhë.

Mund të jenë shumë të dhembshme kur fëmija ha apo pi, madje edhe kur i lan dhëmbët.

Plagët e aftave janë të ndryshme nga herpesi (flluska me temperaturë) të cilat shkaktohen nga një virus dhe gjenden jashtë gojës ose rreth buzëve, në faqe, mjekër ose në vrimat e hundës. Herpesi është ngjitës, por aftat nuk janë, transmeton Telegrafi.

Si shërohen?

Nevojiten rreth dy javë që aftat të shërohen. Në atë periudhë mund të jenë të dhembshme, ndërsa tri deri katër ditët e para dhembjet janë më të forta. Shërohen pa lënë vraga, pos nëse nuk janë shumë të mëdha dhe të thella.

Zakonisht nuk nevojiten medikamente, por nëse fëmija ankohet për dhimbje, mund t’i kërkoni farmacistit ose pediatrit rekomandimin e një xheli ose medikamenti.

Nëse ato vazhdojnë pas disa javësh ose vazhdojnë të kthehen, vizitoni një mjek.

Si mund ta ndihmojnë prindërit një fëmijë me afta?

Për të ndihmuar që aftat e fëmijës tuaj të jenë më pak të dhimbshme dhe për të parandaluar rikthimin e tyre, inkurajoni fëmijën tuaj që:

▪ Të shmangë ngrënien e ushqimeve gërryese, të tilla si patatinat dhe arrat, të cilat mund të irritojnë mishrat e dhëmbëve dhe indet e ndjeshme të gojës.

▪ Të përdorë vetëm furça dhëmbësh me qime të buta dhe t[ ketë kujdes që të mos i lajë shumë fort.
Mos të përdor ushqime ndaj të cilave është alergjik.

▪ Të shmangë ushqimet pikante, të kripura dhe acidike (të tilla si limonët dhe domatet) që mund të irritojnë plagët e ndjeshme të gojës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco