Kur ta lexoni këtë, nuk do ta përdorni më kurrë telefonin para se të flini

Kur ta lexoni këtë, nuk do ta përdorni më kurrë telefonin para se të flini

10:14, 18/06/2022

Është fakt se një nga zakonet që shumica e njerëzve kanë para se të shkojnë në shtrat është të qëndrojnë në celularin e tyre, qoftë duke lexuar e-mail apo në rrjetet sociale. Megjithatë, sipas shkencëtarëve, përdorimi i celularit para se të shkojmë në shtrat është i dëmshëm në shumë mënyra.

Së pari, ne i ekspozojmë sytë në dritë. Në kohën kur jeni duke u përgatitur për gjumë, ai na zgjon dhe për këtë arsye na shkakton pagjumësi. Drita e fortë e pengon trurin të prodhojë melatoninë, një substancë që është thelbësore për ne që të flemë.

Mungesa e gjumit krijon shumë probleme të tjera që shumë prej nesh mund t’i kenë, por nuk e dinim se vinin nga kontakti me celularët ose tabletat pak para gjumit. Ne kemi nevojë për 8 deri në 9 orë gjumë çdo ditë për të qenë të shëndetshëm dhe plot energji.

Nëse ne flemë më pak, neuronet tona nuk kanë kohë për të pushuar dhe qelizat tona gliale – të cilat pastrojnë toksinat e prodhuara nga neuronet – nuk kanë mundësi të bëjnë punën e tyre, duke lënë pas toksinat.

Kjo mund të çojë në çrregullime të kujtesës, mungesë vëmendjeje, çekuilibër të insulinës dhe të çojë në shtim në peshë. Nëse ndonjë nga këto ju duket e njohur, atëherë me siguri kemi rënë në grackën e këtij zakoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco