Aktorja e njohur tregon sekretin: Kështu i humba 35 kilogramë

Aktorja e njohur tregon sekretin: Kështu i humba 35 kilogramë

12:26, 12/01/2022

Rebel Wilson ka zbuluar mënyrën shumë të thjeshtë se si ajo humbi 35 kilogram gjatë ‘vit të saj të shëndetit’ në 2020.

Në një intervistë për Apple Fitness+, aktorja, 41 vjeçe, pranoi se ecja – në vend të ushtrimeve të pafundme me intensitet të lartë – ka qenë në fakt arma e saj sekrete për humbjen e peshës .

Rebel tha se një mjek e kishte këshilluar që të fillonte të ecte, duke këmbëngulur se ishte ‘mënyra më e mirë’ që ajo të humbte kilogramët.

“Doktori më tha: ‘Rebel, mënyra më e mirë për të humbur yndyrën e padëshiruar të trupit është thjesht ecja’”, shpjegoi ajo.

“Nuk duhet të jetë me intensitet të lartë, nuk duhet të jetë përpjetë, thjesht ecje e moderuar një orë në ditë. Dhe nëse mund ta bëni këtë, për ju, për llojin e trupit tuaj, është mënyra më e mirë për të humbur yndyrën e padëshiruar të trupit”.


Rebel u bë titull në mbarë botën pasi e shpalli 2020-ën si ‘viti i saj i shëndetit’ dhe që atëherë ka humbur rreth 35 kilogram. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco