Provoni ketë sallatë të shpejtë me mish pule dhe arra

Provoni ketë sallatë të shpejtë me mish pule dhe arra

17:19, 11/01/2022

Këtë sallatë do ta përgatisin perfekt edhe amvisat më të papërvojë.

Përbërësit:

– 1 copë mish i bardhë;
– 200 g arra të grira;
– 300 ml ajkë;
– 200 ml majonezë,
– kripë sipas shijes;
– 1 limon – lëng.
Përgatitja:

Mishin e bardhë zieni, ftoheni dhe priteni në katrorë të vegjël.

Pritni edhe arrat në pjesë të imëta.

Bashkoni me mishin e bardhë, qitni kripë, shtoni majonezën, ajkën dhe kulloni lëngun e një limoni.

Të gjitha përzieni mirë dhe lini të bashkohen përbërësit. Ftohni mirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco