E dinit? Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë të flini mirë natën

E dinit? Këto janë ushqimet që ju ndihmojnë të flini mirë natën

09:52, 07/01/2022

Salmon

Peshku yndyror, veçanërisht salmoni, është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë D.

Ky është një kombinim unik dhe shumë i dobishëm për trajtimin e pagjumësisë.

Arsyeja është se ëto dy elementë ndihmojnë në prodhimin e serotoninës, e cilës është provuar se nxit gjumin.

Më konkretisht, njerëzit me një mungesë të vitaminës D janë të prirur të kenë probleme me gjumin. Salmoni i egër është më efektiv.

Bajamet dhe arrat

Bajamet janë të pasura me melantoninë. Gjithashtu janë të pasura me magnez dhe kalcium, dy minerale që ndihmojnë në relaksimin e muskujve.

Magnezi zvogëlon inflamacionin që mund të shkaktojë shumë ankth dhe dhimbje te i sëmuri.

Ndërsa arrat ofrojnë veti shumë të ngjashme dhe gjithashtu përmbajnë triptofan, një aminoacid që shkakton gjumin.

Ky acid është zbuluar se ofron ndihmë për pacientët që vuajnë nga pagjumësia e lehtë.

Gjithashtu, arrat janë të pasura me acide yndyrore, të cilat rrisin edhe më shumë nivelet e serotoninës, duke ju ndihmuar të bini në gjumë edhe më shpejt.

Çaj bimor

Çaji i kamomilit, në veçanti, përmban doza të larta të flavones dhe apigenin.

Nga njëra anë, flavones zvogëlojnë inflamacionin që shkakton një gjumë më pa stres.

Nga ana tjetër, apigenina është një antioksidant i shkëlqyeshëm që ka aftësinë të promovojë përgjumje dhe të zvogëlojë efektet e pagjumësisë.

Lule pasioni është një hardhi e njohur që i ndihmon njerëzit të trajtojnë pagjumësinë, ankthin dhe dhimbjet.

Është një ilaç pa recetë që, në shumë raste, ka ndihmuar njerëzit të ulin aktivitetin e trurit.

Ky është ideal pasi shumë njerëz e gjejnë trurin e tyre plotësisht të aktivizuar edhe pasi të jenë futur në shtrat.

Kivi

Një studim i vitit 2011, 24 pjesëmarres u ushqyen me dy kivi një orë para gjumit, për 4 javë.

Në fund të kësaj periudhe, të gjithë pjesëmarrësit vunë re përmirësim të gjumit.

Ata vërejtën se flinin më mirë, shtriheshin më herët dhe nuk zgjoheshin në mes të natës. 

Besohet se niveli i lartë i serotoninës së një kivi është arsyeja kryesore që ato mund të jenë kaq të dobishme kur bëhet fjalë për pagjumësinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco