Dashamirë, gëzohuni – birra ju bën më të mirë në seks!

Dashamirë, gëzohuni – birra ju bën më të mirë në seks!

10:29, 01/01/2022

Dashamirë të birrës, gëzohuni!

Një eksperte e seksit ka zbuluar se birra mund t’ju ndihmojë të performoni më mirë në shtrat.

Në librin e saj “The Married Sex Solution: A Realistic Guide to Saving Your Sex Life”, Dr.Kat Van Kirk përshkruan mënyrat që një mashkull mund të përfitojë nga pirja e një birre.

Së pari, ajo thotë se birra mund të rrisë epshin tek meshkujt dhe të çojë në ereksione më të gjata dhe më intensive, gjë që rrit sasinë e qarkullimit të gjakut në penis.

Më pas ajo tregon studimet e bëra nga studiuesit italianë, të cilët zbuluan se konsumuesit e përditshëm të birrës kanë më shumë qëndrueshmëri sesa ata që nuk i konsumojnë – dhe kanë 31 përqind më pak gjasa të kenë sëmundje të zemrës, sulme në zemër ose goditje në tru.

Kirk thekson se birra përmban shumë probiotikë dhe vitamina B, të cilat janë shumë të mira për shëndetin e tretjes.

“Kjo do të thotë se mund të ndihmojë në forcimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm dhe të jetë më i mirë në stomak, në mënyrë që të mos ndiheni të plogësht gjatë seksit”, thotë Kirk, shkruan nypost.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco