Në mes të stuhisë së madhe te dëborës, ky kauboj nuk ndalet për të perfomuar në Time Square të New Yorkut

Në mes të stuhisë së madhe te dëborës, ky kauboj nuk ndalet për të perfomuar në Time Square të New Yorkut

09:06, 02/02/2021

Qyteti i New Yorkut është mbuluar nga një sasi e madhe dëborës, e cila nuk është regjistruar që nga viti 2016.

Paralajmërimet për stuhinë janë dhënë prej ditësh, ndërsa kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio vendosi kufizime në udhëtimet jo-thelbësore duke filluar nga ora 6 e mëngjesit të hënën.

Por, kushtet e jashtëzakonshme nuk e ndaluan “Kaubojin e zhveshur” të ecte vetëm në të brendshme në “Times Square”.

Veç dëborës, po ashtu edhe erëra të forta pritet të godasin qytetin amerikan dhe do t’iu vështirësojë jetën njujorkezëve.

Moti i keq ka ndikuar në fushatën e vaksinimit kundër coronavirusit në New York. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco