Nuk e ndryshuan recetën e hamburgerëve nga viti 1987

Nuk e ndryshuan recetën e hamburgerëve nga viti 1987

15:25, 28/01/2021

Tre vëllezërit Bojku prej 35 vitesh punojnë së bashku në një punë. Ata janë pronarët e restorantit “Meg Donald-d” që njihen në Pejë dhe gjithë Kosovën.

Hamburgeri është menyja e tyre kryesore që asnjëherë nuk e ka ndryshuar shihen.Klientët e rregullt nuk hezitojnë të flasin dhe të japin vlerësimet e tyre për këtë ushqim të preferuar.

“E frekuentoj këtë lokal prej shumë vitesh. Shija nuk ka ndryshuar dhe recepti nuk ka ndryshuar”, shprehet një klient i “Meg Donald-d”, për RTV Dukagjinin.

Puna cilësore prej më shumë se 30 viteve, tregon sa me vlerë ka qenë biznesi familjarë i tre vëllezërve.

Më i madhi i vëllezërve Bojku, Dauti, tregon eksperiencën në këtë zanat.

“Jam vëllai i madh dhe bashkë me vëllezërit drejtojmë këtë biznes familjarë. Nuk është e vështirë të punosh edhe në këtë moshë kur kam djemtë e vëllezërit që më japin vullnet për të punuar. Puna e mban njeriun. Prej 35 viteve punoj në këtë profesion dhe jemi ndër të parët në këtë biznes në Pejë”.

Por si ka qenë fillimi i këtyre vëllezërve në këtë biznes tregon Abedin Bojku.

“Kemi filluar këtë biznes në vitin 1987. Kemi qenë pesë vëllezër. Dy vëllezër kanë marrë kahje tjetër ndërsa ne tre vëllezërit jetojmë me këtë biznes”, tregon Abedin Bojku.

“Kur kemi filluar në vitin 1987 ka qenë një befasi për qytetarët e Pejës. Një ushqim i shpejtë për tre minuta në atë kohë ka qenë një befasi. Atë befasi e kemi ruajtur gjithmonë duke ruajtur kualitetin dhe sjelljen ndaj klientëve”.

“Kanë qenë dy biznese të tilla para nesh. Por ata kanë funksionuar në Prishtinë që tashmë janë shuar, ndërsa ne mbetemi më të vjetrit në Kosovë për hamburger”, tregon më tej Abedin Bojku/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco