Me qumësht me biskota dhe masazhe, çifti shpëton nga ngordhja ketrin e vogël

Me qumësht me biskota dhe masazhe, çifti shpëton nga ngordhja ketrin e vogël

09:17, 25/11/2020

Një ketër i vogël, i dëmtuar dhe i rrezikuar nga kafshët e tjera, u shpëtua nga një çift në Ullapool, të Skotlandës.

Çifti e mori ketrin e kuq në shtëpi dhe po e rikuperon atë me ndihmën e një fizioterapisti dhe veterineri.

Gjendja e tij, tegon se ketri ka rënë nga pema ose èshtë përplasur nga një makinë.

"Ai dukej sikur kishte ngordhur. Ne e çuam në shtëpi dhe e ngrohëm", u shpreh Z.Hawkins.

Pas një përkujdesjeje të madhe, ushqimi me shiringë, fruta dhe biskota të tretura në qumësht, ketri po rikuperohet.

Çifti e pagëzoi ketrin e vogël me emrin Ted.

Pasi Ted të shërohet plotësisht, çifti ka vendosur ta lërë të lirë përsëri atë.

Image

Image

Image

 

Burimi: BBC News 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco