Çfarë duhet për t’u zgjedhur si arbitër në Botëror dhe si drejtohet finalja e Kupës së Botës

Çfarë duhet për t’u zgjedhur si arbitër në Botëror dhe si drejtohet finalja e Kupës së Botës

11:19, 03/07/2026

Ndërsa 48 kombëtare luftojnë për lavdinë në Botërorin 2026, një tjetër grup ka kaluar një rrugë po aq të vështirë drejt skenës më të madhe të futbollit: arbitrat.

Në këtë edicion janë përzgjedhur 52 arbitra kryesorë, 88 asistentë dhe 30 arbitra të VAR-it, duke formuar një grup prej 170 zyrtarësh, më i madhi në historinë e Botërorit. Ata vijnë nga 50 federata të ndryshme të FIFA-s, përfshirë edhe tetë nga Shtetet e Bashkuara. Mes tyre janë edhe gjashtë  femra, si pjesë e përfshirjes historike të nisur në Botërorin e Katarit.

Rruga drejt Botërorit nuk është aspak e lehtë. Kandidatët kalojnë seminare të vazhdueshme, teste fizike dhe vlerësime në turne ndërkombëtarë, ndërsa performanca e tyre monitorohet për vite me radhë përpara përzgjedhjes finale nga komiteti i FIFA-s.

Sipas ish-asistentit të FIFA-s, Renato Faverani, çdo ndeshje e rëndësishme vlerësohet nga vëzhgues teknikë, ndërsa arbitrat elitë punojnë gjithmonë si grupe të qëndrueshme, jo si individë të izoluar. Çdo performancë krahasohet me të tjerat për të përcaktuar më të mirët.

Image

Emërimi për finalen, momenti i karrierës

Të zgjedhesh për finalen e Botërorit është kulmi i karrierës së një arbitri. Sipas Faveranit, lajmi vjen në mënyrë të papritur: FIFA mbledh të gjithë zyrtarët dhe presidenti lexon emrat e përzgjedhur. Për disa, momenti zgjat vetëm sekonda, por presioni që vjen më pas është i jashtëzakonshëm.

“Për dy ose tre orë është momenti më i bukur i jetës,” kujton ai. “Pastaj vjen përgjegjësia dhe presioni, thjesht pret që ndeshja të fillojë sa më shpejt.”

Përgatitja e fshehtë pas skenës

Puna e arbitrit nis ditë përpara ndeshjes. Përveç stërvitjes fizike intensive, ata studiojnë skuadrat që do të drejtojnë, analizojnë videot dhe njihen me stilin e lojës së futbollistëve.

“Është thelbësore të kuptosh taktikat mbrojtëse dhe karakteristikat e lojtarëve,” shpjegon Faverani. Kjo ndihmon edhe në situata tensioni në fushë, ku njohja e lojtarëve që priren të konfliktohen mund të jetë vendimtare.

Edhe në ndeshje të mëdha me ‘yje’ si Cristiano Ronaldo apo Zlatan Ibrahimović, arbitrat përpiqen të mbeten neutralë. “Kur bie bilbili, janë thjesht 11 kundër 11,” thotë ai.

Image

Vendime vendimtare dhe presioni i madh

Edhe pse teknologjia VAR është futur zyrtarisht në vitin 2018, më parë çdo vendim merrej vetëm në kohë reale. Kjo ka sjellë momente të diskutueshme, përfshirë edhe në finalen e Botërorit 2014, ku një vendim milimetrik për pozicion jashtë loje mbetet ende në kujtesën e arbitrave.

Çmimi i një karriere 30-vjeçare

Arritja në Botëror kërkon rreth tri dekada punë. Vetëm një përqindje shumë e vogël e arbitrave ndërkombëtarë arrijnë të marrin pjesë në turne, ndërsa vetëm një numër minimal arrin të gjykojë finalen.

Shumë prej tyre detyrohen të punojnë edhe punë të tjera me kohë të plotë, duke e bërë jetën e arbitrit jashtëzakonisht të vështirë dhe të paqëndrueshme.

“Shpesh duhet të zgjedhësh mes karrierës dhe familjes,” thotë Lindberg, ish-asistent i finales së Botërorit 2002. “Shumë e kanë paguar këtë zgjedhje me jetën familjare.”

Image

Kritikë, presion dhe emocione

Sot, arbitrat përballen edhe me presionin e rrjeteve sociale dhe kritikave të vazhdueshme nga tifozët, veçanërisht në epokën e basteve sportive dhe analizave të pafundme video.

Sipas ekspertëve, kjo po ndikon në uljen e numrit të arbitrsve të rinj. Megjithatë, ata që arrijnë majat e këtij profesioni e konsiderojnë një përvojë që i formon si profesionistë dhe si njerëz.

“Është një punë që të zhvillon si sportist dhe si njeri,” përfundon një prej ish-arbitrave të FIFA-s. “Të mëson aftësi që të shoqërojnë gjithë jetën.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco