Kroacia e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 1:0 ndaj Ganës në ndeshjen e vlefshme për Grupin L të kualifikueseve të Kupës së Botës.
Golin e vetëm e realizoi Petar Suçiç në minutën e 31-të. Mesfushori mori një pasim të saktë nga Mateo Kovaçiç dhe lëshoi një goditje të jashtëzakonshme nga distanca, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës dhe duke lënë pa reagim portierin kundërshtar.
Kroaci - Ganë 1-0
Croatia [1] - 0 Ghana - Petar Sučić 31'
by
u/50lipaa in
soccer
Më herët, në minutën e 17-të, Nikola Vlaçiç ishte shumë pranë golit, por goditja e tij nga skaji i zonës u ndal nga shtylla e majtë.
Në minutën e 24-t, Ante Budimir kërkoi penallti pasi u rrëzua në zonë pas një dueli me mbrojtësin kundërshtar, por gjyqtari vendosi që loja të vazhdonte.
Edhe Gana pati një mundësi të mirë për të barazuar në minutën e 40-të, kur Antoine Semenyo kaloi me lehtësi një kundërshtar brenda zonës, por goditja e tij përfundoi ngushtë jashtë shtyllës së majtë.
Pas 45 minutave të para, Kroacia kryeson me rezultatin 1-0 dhe është në rrugën e duhur për të marrë tri pikë të rëndësishme.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: