Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Senegalit dhe Irakut në Kupën e Botës 2026, një 45-minutësh i mbushur me emocione, VAR dhe vendime të diskutueshme nga arbitri.
Sfida nisi menjëherë me gol, pasi që në minutën e 4-t Senegali kaloi në avantazh. Pas një goditjeje nga këndi, Habib Diarra u gjend në vendin e duhur dhe e shtyu topin në rrjetë me trup, duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë 1-0.
Ndeshja mori një kthesë të rëndësishme në minutat në vijim, kur në minutën e 10-të arbitri Anthony Taylor u thirr nga VAR-i për të rishikuar një ndërhyrje të Rebin Sulaka-s. Fillimisht mbrojtësi i Irakut u ndëshkua me karton të verdhë, por pas rishikimit vendimi u ndryshua dhe ai u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak.
Vendimi solli protesta dhe tension në fushë, ndërsa Iraku u detyrua të vazhdonte ndeshjen në kushte shumë më të vështira.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: