Mbappe akuzohet për një rast përdhunimi të një gruaje në Suedi, Deschamps thyen heshtjen me këtë deklaratë

Mbappe akuzohet për një rast përdhunimi të një gruaje në Suedi, Deschamps thyen heshtjen me këtë deklaratë

13:26, 15/10/2024

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka komentuar në lidhje me një raport që pretendon se Kylian Mbappe po hetohet për një rast dhunimi në Suedi, rast të cilin e ka mohuar vetë lojtari.

Një gazetë në Suedi ka raportuar se sulmuesi i Real Madridit është nën hetime për një rast dhunimi pas një vizite në Stockholm.

E përditshmja suedeze “Aftonbladet” raportoi se dyshohet për një rast dhunimi që është raportuar në polici, por nuk u bë e ditur se kush akuzohet, ndërkaq gazeta tjetër “Expressen” raportoi se Mbappe ishte i dyshuari.

“Expressen” raportoi se Mbappe është akuzuar për dhunim dhe ngacmim seksual dhe se po hetohet nën dyshimet për këtë akuzë.

Pas këtyre lajmeve që bënë bujë në opinionin sportiv, tani tekniku francez Deschamps ka dhënë opinionin e tij në lidhje me çështjen.

“Ka disa gjëra që nuk është e vështirë për t’i verifikuar, por nëse merrni burim një gjë të vjetër. Në çdo rast unë nuk do të flas për këtë temë. Ai është mjaftueshëm i rritur sa për të ditur si të komunikojë”, ka thënë Deschamps.

25-vjeçari i cili vizitoi kryeqytetin e Suedisë javën e kaluar thuhet se kishte darkuar në restorantin Chez Jolie në zonën e Ostermalmit, para se të lëvizte në një klub nate të quajtur ‘V’.

Siç thuhet më tej në këtë publikim, raporti policor ka bërë me dije se ky sulm seksual ndodhi të enjten e 10 tetorit dhe krimi u raportua në polici dy ditë më vonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco