Elvis Rexhbeçaj, mesfushori i cili pak kohë më parë, i tha “po” Kosovës, e ka nisur sezonin në mënyrë më të mirë të mundshme.
26-vjeçari, që aktivizohet tek Augsburgu, ka shënuar një supergol ndaj Verder Bremenit në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Bundesligës.
Rexhbeçaj arriti të barazojë rezultatin në 1-1 falë një goditje shumë të fortë nga rreth 25 metra.
Goli i yllit kosovar erdhi në minutën e 16-të të ndeshjes.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: