Â
Gundogan te Barça tani është një pikëpyetje.
Klubi Blaugrana, sipas Sport, thuhet se është në negociata me Al Nassr, siç konfirmohet nga media arabe ‘365scores arabic’.
Barça do të ishte e hapur ndaj mundësisë së shitjes së mesfushorit në Arabi.
Gundogan, pasi foli me Hansi Flick, ka dyshime për vazhdimësinë e tij duke qenë se nuk do të jetë titullar në projektin e trajnerit dhe tani është gati të analizojë propozimet për të vazhduar karrierën diku tjetër.
Futbollisti gjerman do të kishte shqyrtuar mundësinë e rikthimit në Manchester City dhe ka në tryezë një propozim nga Galatasaray.
Lojtari do të duhet të marrë një vendim në ditët në vijim, duke qenë se Barcelona, ​​shkruan Sport, nuk dëshiron të arrijë në fund të merkatos me këtë situatë të pazgjidhur.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: